Banorët në Gazën veriore thonë se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të mbipopullimit në jug
E hëna është dita e fundit e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, megjithëse ndërmjetësit po punojnë për të zgjatur marrëveshjen.
Që nga e premtja, Hamasi ka liruar 58 persona, përfshirë shtetas izraelit, tajlandez, amerikanë dhe rus, ndërsa Izraeli ka liruar 117 palestinezë nga burgjet.
Familjet e pengjeve kanë protestuar sërish duke akuzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i sjellë ata në shtëpi.
Kryeministri i Izraelit ka thënë se marrëveshja mund të zgjatet, por operacionet izraelite në Gaza do të rifillojnë me shkallë të plotë pas periudhës së armëpushimi. Mediat e huaja flasin për një ofensivë të gjerë tokësore në Gazën veriore. Mijëra palestinezë janë grumbulluar në strehimore ku jetojnë në kushte shumë të vshtira, pavarësisht shtimit të ndihmave.
Banorët thonë se nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre pasi armëpushimi katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit, po i afrohet fundit ndërsa Jugu është tashmë në sfondin e skenave të shkatërrimit në qytet ata thonë se është e vështirë për ta të largohen drejt jugut tashmë i mbipopulluar.
“Unë nuk u largova nga veriu. Familja ime u nda, disa këtu në veri dhe disa atje në jug. Ata që janë atje në jug po vuajnë më shumë. Pse do të largoheshim për të jetuar në një strehë, ku është ftohtë dhe bie shi. Përveç kësaj, mungesa e parave po na ndikon shumë. Çfarëdo që të ndodhë të vdesim këtu në tokat tona.As Izraeli dhe askush nuk mund të na trembë.”
Gjithashtu spitalet e goditura nga bombardimet izraelite përpara armëpushimit, duke përfshirë Al-Shifa dhe Spitalin Indonezian, janë në lufte me kohën për shpëtimin e jetëve ndërsa shumica e sallave të operacionit nuk funksionojnë.
OKB thotë se armëpushimi bëri të mundur shpërndarjen e ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Rreth 200 kamioni me ndihmë futen çdo ditë në Gaza, por agjensitë e huaja thonë se kjo është shumë pak për të plotësuar nevojat e banorëve. Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËFP) ka paralajmëruar se Gaza është në prag të urisë.
Klan News