RRETH 900 PUNËTORË TË DAP PREJ KORRIKUT DO TË MARRIN PAGA MË TË LARTA
Rreth 900 të punësuar në DAP do të marrin rrogë 30% më të lartë për muajin korrik, kjo vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së re kolektive në mes të sindikatës dhe menaxhmentit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut.
Në pres-konferencën e përbashkët të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), drejtoresha Sanja LLukarevska theksoi se përveç kënaqësisë nga rritja e rrogave, do të kenë obligim, atë ta arsyetojnë me më shumë rezultate, me reforma më të suksesshme tatimore, me shkatërrimin e evazionit fiskal e kështu me radhë.
“Duke marrë parasysh kategoritë e ndryshme të punësuarve në DAP, rreth 160 punëtorë tashmë e kanë përdorur atë të drejtë në përputhje me ligjin për buxhetin. Tani pjesa tjetër e mbetur ka të drejtë ta përdorë këtë të drejtë, të mëparshëm ishin rreth 150-160 punëtor dhe të mbetur janë 900 e diçka.”, tha kryetari i sindikatës së DAP “Solidarnost”, Nedanovski.
Marrëveshja u arrit dje në mes të dy palëve. Punonjësit e Drejtorisë për të Ardhura Publike që nga data 15 qershor janë në grevë, çdo ditë nga ora 10 deri në 12 pasdite, pa i kryer obligimet e vendit të punës. Ata kërkuan rritje të pagave për 30 për qind dhe nëse nuk plotësohej kërkesa e tyre, paralajmëruan aktivizimin e vendimit për grevë të përgjithshme./KlanMacedonia