Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit korrik të vitit 2022, krahasuar me muajin qershor të vitit 2022, është rritur për 4.2 %. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Ushqime për 6.4 %, dhe Netë të kaluara për 0.2 %.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 15.9 %.
Indeksi akumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 8.9 %, ndërsa krahasuar në dhjetor 2021 është rritur me 7.2 %.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share