Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,41% në raport me vendimin e datës 26.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 1,173%, te nafta ka rritje mesatarisht 3,246 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht 1,720 % dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,255 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 3,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,977 den/kg.
Nga data 30.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 92,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 101,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 97,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 53,955 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë 0,411%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 30.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share