Rriten çmimet e derivateve: Dizeli sërish mbi 100 denarë për litër

EUROSUPER 95 – 89.50, EUROSUPER 98 – 92 DENARË

Rriten sërish cmimet e derivateve të naftës. Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme miratoi vendim të ri për cmimet me pakicë të derivateve.

Nga mesnata dizeli shtrenjtohet për 3 denarë, me cka cmimi kthehet mbi 100 denarë për një litër. Cmimi I ri I dizleit, pas mesnatës do të jetë 101.5 denarë. Hera e fundit kur dizeli ishte 100 denarë u shënua më 22 Korrik, kurse cmimi më I lartë u shënua më 24 Qershor kur shkoi në 110 denarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Benzina është shtrenjtuar për gjysmë denari. Kësisoji EUROSUPER – 95 do të jetë 89.50 denarë për një litër, kurse EUROSUPER-98 do të jetë 92 denarë.

Kjo është hera e parë që dizeli është më I shtrenjtë se benzina për 12 denarë për një litër.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share