Një person ka humbur jetën pasi një avion u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit në Grenchen të Zvicrës. Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur, ndërsa 11 pasagjerët kanë përdorur parashutat e tyre dhe kanë zbritur të sigurt në tokë.
Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.