Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël, në Austrinë e Epërme, raportojnë mediat vendase. Avioni u rrëzua pranë vendpushimit të skive Kasberg në lagjen Gmunden. Sipas policisë së Austrisë së Epërme, viktimat ende nuk janë identifikuar.

Kërkimi për avionin u nis rreth orës 12, kur avioni u zhduk nga radari.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit u penguan nga kushtet e dimrit, tha zëdhënësja e policisë Barbara Riddle për APA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shërbimet e urgjencës gjetën rrënojat e avionit në një zonë skish të mbuluar me borë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, të cilat dyshohet të kenë shkaktuar tragjedinë me katër viktima.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share