Një aeroplan pasagjerësh nga linja ajrore Voepass me 62 persona është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit.
Trupat lokale të zjarrfikësve kanë njoftuar se aeroplani është rrëzuar në qytetin e Vinhedos, pa dhënë detaje të tjera.
Pamjet e transmetuara treguan një zonë të madhe në zjarr dhe tym që dukej se dilte nga trupi i një aeroplani, shkruan skynews.
Ndërkohë, pamjet shtesë treguan aeroplanin duke rënë me shpejtësi drejt tokës.
Aeroplani ATR-72 thuhet se po udhëtonte nga Cascavel në shtetin e Paranës për në Guarulhos në shtetin Sao Paolo.