Rrezikojnë të mbeten pa sigurim shëndetësor, punonjësit e “Ujësjellësi” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik

Punonjësit e SH.A. “Ujësjellësi” thonë se nga e hëna do të protestojnë edhe para Qeverisë nëse nuk iu lëshohen pagat.

Igor Kitanovski nga Lidhja e Sindikatave t Maqedonisë thotë se të punësuarit ende nuk kanë marrë pagën e muajit korrik.

“Nëse sot nuk paguhen pagat, punëtorët në SH.A. “Ujësjellësi” nuk do të kenë sigurim shëndetësor”, tha Kitanovski i cili shtoi se kanë kërkuar nga Qeveria që të sigurojë mjete për pagën, por që nga atje kanë thënë se çështja e tyre po shqyrtohet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share