Rreth-rrotullimi në hyrje të Sarajit, Bexheti: Ka vullnet nga qyteti i Shkupit, e di që është në fazë të projektimit

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në pyetjen e gazetares së Klan Maqedoni për rrethrrotullimin në hyrje të Sarajit, tha se është në fazë të projektimit nga qyteti i Shkupit, ku sipas tij shihet vullnet dhe bindje për këtë mirëpo informacionet më të detajuara duhet të merren nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

”Ne kemi komunikim institucional korrekt, vërehet që kemi komunikim por secili duhet pjesën e vetë. Duke filluar nga unë administrata komunale, mendoj që kemi qasje korrekte institucionale. Sigurisht që këtë pyetje më tepër duhet ta parashtroni atje, unë nga komunikimi vërej me bindje të plotë që ka vullnet por megjithatë ka paramentra ka regulla dhe sigurisht që e di që është në fazë të projektimit por më korrekte është të drejtoheni te qyteti i Shkupit” – tha Blerim Bexheti.

Ndryshe ky rreth-rrotullim kërkohet me ngulm nga banorët e kësaj komune, projekt i cili do të lehtësonte trafikun dhe nuk do shkaktonte kaos në trafik pasiqë është një nga vendet më të frekuentuara ku kalojnë edhe qytetarë që hyjnë dhe dalin në autostradën Shkup-Tetovë dhe që kalojnë gjithë banorët e fshatrave të komunës së Sarajit /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share