Rrëshqitje dheu në rrugën Demir Hisar-Kerçovë

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut nga shkëmbinjtë më të mëdhenj në rrugën rajonale Demir Hisar-Kërçovë, në afërsi të pellgut të peshkut Belica, nga ora 06:15 e mëngjesit të sotëm në këtë drejtim rrugor komunikacioni zhvillohet vetëm me një korsi.

Ndërsa siç informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë së Veriut  Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, në rrugë të lagështa.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share