Rrëshqitje dheu në Itali, dy të zhdukur! Situatë më kritike paraqitet në qytetin San Felice a Cancello

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta , duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ekipet e  emergjencës po kërkojnë për një grua dhe djalin e saj, të cilët janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

Të zhdukurit , një grua rreth të 70-tave dhe djali i saj në të 40-at, po udhëtonin me mjetin e tyre kur u përfshinë  nga rrëshqitja e dheut.

Shërbimet e urgjencës gjetën rrënojat e mejtit me të cilin udhëtonin  të shkatërruar nga balta në një argjinaturë.

Situata paraqitet më problematike në San Felice a Cancello , një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth.

Vala e motit të keq është zhvendosur në jug të Italisë, pasi në fillim të kësaj jave, pasi stuhia dhe breshëri goditwn rajonet e Milanos dhe Komos, si dhe në bregdetin toskan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share