Më shumë se 20 trupa, duke përfshirë fëmijë, gra dhe oficerë policie, janë gjetur pas një rrëshqitjeje dheu në lagjen jugore Gofa të Etiopisë, raportojnë mediat lokale. Fatkeqësia ndodhi pak para mesditës, sipas koorporatës shtetërore Fana Broadcasting.
Misikir Mitiku, një zyrtar lokal, tha se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Ai theksoi gjithashtu se në mesin e viktimave ka edhe persona nga ekipi i shpëtimit, pasi disa prej tyre ishin zhdukur gjatë kërkim-shpëtimit.
Rrëshqitjet e dheut në Etiopinë jugore zakonisht ndodhin gjatë sezonit të shirave, i cili zgjat nga qershori deri në gusht.