Rreshjet e shiut aktualizojnë gjendjen e kanalizimeve/ Enis Jakupi: Nevoja për përshtatje me standardet evropiane

RESHJET E SHIUT AKTUALIZOJNË GJENDJEN E KANALIZIMEVE

Përzierja e ujërave fekale dhe atyre atmosferike, sa herë që vendi kaplohet nga shi I rrëmbyeshëm ka ngjallur tek banorët shqetësim për shëndetin e tyre. Arkitekti Enis Jakupi se rol shumë të rëndësishëm luan edhe mirëmbajtja e sistemit të kanalizimeve.

“Ajo që neve na e bën këtë është se në shumtën e rasteve kanalizimet nuk janë të ndara, ajo atmosferik prej atij që i themi ne, kanalizimi fekal, dmth duhe të jenë të ndara kanalizimiet që kohën e fundit nuk bëhet tek ne. E dyta është se duhet të mirëmbahen. Në këto vendkalime qofshin mbikalime apo nën kalime është pershkak mosmirmbajtjes se mos pastrimit në kohë të caktuar, përshkak se zgjidhje tjetër nuk ka. Koncepti kryësor është që në këto përiudha të caktuar të vitit, në kohë të caktuar, duhet institucionet komunale, sic janë tek ne, ujesjellësi dhe kanalizimi, duhet ndërmiren me pastrimin e këtyrë, jo vetëm të atij atmosferik por edhe atij fekal, përndryshe zgjedhje tjeter nuk ka”, tha Jakupi.

Jakupi gjithashtu shpreh shqetësimin e tij për mungesën e përshtatjes së infrastrukturës së kanalizimeve me standardet europiane të reja, të cilat tani janë obligative për vendin. Ai propozon një strategji të përqendruar sipas Kodit Evropian për mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimeve në periudha të caktuara të vitit, duke përfshirë pastërtinë dhe funksionalitetin e tyre në muajt e verës si periudha më kritike.

“E vetma zgjidhje është, përveq procesit të kanalizimit duhet të bëhet edhe struktur që do ti mirmban këto, në periudha të caktuara të vitit. Marsi, qershori, apo shtatori ku duhet këto kanalizime të pastrohen, filtrohen dhe degjenerohen, përndryshe ne gjdo herë do të këmi kështu probleme. Zgjidhja është opcionale, don vetëm mirëmbajtje të sistemit”, tha Jakupi.

Dërguam pyetje deri tek Ujësjellës dhe Kanalizimepor deri tani nuk kemi përgjigje./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share