Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga Serbia, “shpërthen” Asllan Dogjani: Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim

Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka kërkuar me tone të ashpra gjatë seancës plenare që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim dhe të dënojë veprimet e Serbisë pas rrëmbimit të policëve të Kosovës.

Ai kërkoi që Kryeministri Edi Rama të japë shpjegime edhe për draft-propozimin që i ka dërguar Olaf Scholz-it dhe Emmanuel Macron-it për të Asociacionit e Komunave me shumicë serbe.

“Atëherë edhe njëherë unë kam kërkuar në seancën e kërkuar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar, forcat speciale serbe janë futur në Kosovë dhe kanë marrë 3 policë peng. Kemi kryeministrin e Shqipërisë i cili sillet si kryetar i OKB-së dhe nuk vjen këtu dhe të japë informacion. Çfarë platforme iu ka dërguar francezëve, gjermanëve për vëllezërit tanë në Kosovë? Prandaj kërkoj të mblidhet komisioni për politikat e jashtme se ju më thatë vetë dakord, në fund të kësaj seance të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës. Kjo është ajo që kam kërkuar dhe mos më thuaj dakord, por mblidh komisionin e jashtëm. Flasim kudo nën zë, por nuk ka dalë akoma Kuvendi i Shqipërisë me një qëndrim dhe duhet të dalim patjetër në fund të kësaj seance. Faleminderit”, tha Dogjani./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share