Mefushori i Evertonit Dele Ali ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë. Lojtari 27-vjeçar tregoi në një intervistë me yllin e kombëtares angleze, Geri Nevil se ishte abuzuar seksualisht në moshën 6-vjeçare. Madje lojtari i përfaqësueses angelze tha edhe se kishte shkuar në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me gjumin. Abuzimi erdhi nga një miku i nënës së tij bilogjike. Kjo e fundit ishte e alkoolizuar.
Dele Ali e pati të vështirë që të mbante lotët, ndërsa tregoi edhe se në moshën 7-vjeçare kishte nisur që të tymoste e 8 vjeç të shpërndante drogë. Kthesa për Dele Ali erdhi në moshën 12-vjeçare, kur ai u adoptua nga një familje e mrekullueshme që ka bërë shumë për të dhe e ka ndihmuar që të rekuperohet.
Deklaratat e mesfushorit sollën reagime në Angli, ndërsa u mbështet nga shumë futbollistë të Premier Lgiës. Princi Uilliam e quajti Dele Ali një djalë të zotin dhe frymëzim për të tjerët.
Klan News