“Rrëfimi ballkanik” – Seriali turk i xhiruar në Shkup në TOP 5 programet më të shikuara në Turqi

Seriali turk “Rrëfimi ballkanik” që nga e Marta nisi të emetohet në ekranet televizive të televizionit kombëtar turk TRT1, kurse xhirohet në Shkup, sipas listave të rejtingut, është ngjitur në mesin e pesë programeve më të shkikuara të kanaleve televizive turke – njofton KlanM.

Seriali ka tërhequr vëmendjen edhe të publikut në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm për shkak të rrëfimit të sinqertë, të ngrohtë e të lumtur për dy familje që jetojnë në Shkup, por edhe për shkak të ekipit të aktorëve të mrekullueshëm.

“Rrëfimi ballkanik”, sic percjell KlanM, pasqyron pjesë të jetës së dy familjeve, një turke dhe një maqedonase që jetojnë në Shkup nga dy anët e lumit Vardar, si dhe rrëfimin për dy të rinjtë që dashurohen deri në vedekje, por dashuria e tyre nuk lejohet nga familjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share