Rrëfehet Eva Kaili: Udhëzova babanë për të fshehur valixhet me para

Ish-eurodeputeti Antonio Panzeri drejton gishtin nga ish-kolegu i tij Marc Tarabella

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili, e cila ndodhet në qelinë e paraburgimit që prej datës 9 Dhjetor si pjesë e hetimit të Katargate, ka pranuar para hetuesve se kishte udhëzuar të atin që të fshihte valixhet me para.

Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se ishte në dijeni të aktivitetit të kryer nga bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi së bashku me ish -eurodeputetin Antonio Panzeri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe ky i fundit e ka pranuar pjesërisht përfshirjen në skandal dhe ka drejtuar më pas gishtin nga ish-kolegu socialist Marc Tarabella si përfituesi i dhuratave nga Katari.

Sipas gazetës Le Soir kur policia ndaloi partnerin e saj, Eva Kailin e zuri shpejt paniku.

Përveç udhëzimit që i dha babait të saj që të fshihte shpejt një pjesë të parave, ish-prezantuesja greke u përpoq të paralajmëronte Panzerin dhe dy eurodeputetë të tjerë për hetimin.

Francesco Giorgi pranoi më herët se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari që ofronte dhurata për disa ligjvënës të Parlamentit Evropian për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share