Sulmi fizik ndaj një nxënësi të shkollës së mesme, i ka hapur probleme një mësuesi nga Tetova. Nga MPB njoftuan sot se ndaj tij është ngritur kallzim penal, përcjell klanM. Rasti ka ndodhur gjatë muajit dhjetor.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.J (43) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale ‘malltretim në kryerjen e shërbimit’. Më datë 13.12.2022, në një shkollë të mesme në Tetovë, i akuzuari gjatë kohës që jepte mësim, ka sulmuar fizikisht një nxënës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia