NDESHJE SPEKTAKLI DHE EMOCIONE NË LONDËR
Zvicerani legjendar, Roxher Federer, I tha lamtumirë tenisit. Ai kishte deklaruar se karrierën dëshironte ta përfundojë duke luajtur bashkë me Rafael Nadalin, që në fund edhe u realizua në një ndeshje spektakli që u ndoq nga e gjithë bota. Në fund, në arenën “O2” Londër, nuk pati të pranishëm që nuk u emocionua.
25 minuta pas mesnate përfundoi një nga karrierat më të mëdha sportive në botë. Pas më shumë se 100 fitoreve nëpër turne dhe 20 titujve Grand Slam, Roxher Federer I tha lamtumirë tenisit.
Federer dhe Nadal pas një “beteje” të madhe humbën ndeshjen në dyshe kundër Sok dhe Tiafo, por kjo ishte në plan të dytë. Mbrëmë në qendër të vëmendjes ishte Roxher Federer që I dha fund karrierës në tenis.
Pati shumë emocione pas ndeshjes. Qau Federeri, Nadali, Gjokoviqi por edhe tenistët tjerë.
“Nuk jam i pikëlluar, u kënaqa. Prania e tenistëve tjerë, familjes sime dhe tifozëve bënë që të mos e ndjej stresin. I realizova të gjitha qëllimet për ndeshjen e fundit. Për këtë lamtumirë shpresoja. Të luash me Rafën dhe të jesh I rrethuar me miqtë dhe tenistët më të mirë është dicka e jashtëzakonshme. Tenisi mund të jetë sport I të vetmuarve, por sot ndjeva se nuk jam vetëm. Ju falënderoj të gjithëve” – deklaroi Roxher Federer.
Ishte kjo fundi I një epoke të shkëlqyeshme në sportin e “bardhë”, për shkak se lamtumirë tenisit I tha njeriu me 1.252 fitore nga 1.527 ndeshje, me 103 tituj nëpër turne, 20 grand slame, 28 kurora masters dhe 310 javë të kaluar në kreun e listës së ATP-së. /KlanMacedonia/