Ronela Hajati duket kaq ndryshe në këngën e re sa mezi njihet!

Me flokë të shkurtër gri, buzë vishnje dhe një bizhuteri te dhëmbët, Ronela Hajati nuk njihet aspak në fotot e sapo publikuara.

Ndryshimi i papritur i pamjes së saj vjen nga projekti i fundit muzikor me të cilin po punon, mini albumi i saj. Ronela do të sjellë një mini album me 5 këngë i cili do të titullohet “Bardh e Zi” dhe do të publikohet në fund të Nëntorit.

Në postim, Ronela shkruan se “ka disa muaj që është mbyllur në studio për të sjellë këngët e reja”.

Në një foto të postuar në InstaStory, duket një qeli dhe brenda saj një karrige. Në një tjetër postim, këngëtarja shihet duke përqafuar një djalë të ulur në karrigen në fjalë.

Ronela bën me dije se kënga e parë titullohet “Jeta kriminale” dhe me sa duket, do ta shohim më ndryshe se kurrë./tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share