Manchester Unitedi thuhet se ka ndërmarrë ‘hapat e parë’ drejt largimit të Cristiano Ronaldos nga klubi pas intervistës së tij të bujshme.
Sipas Chris Wheeler të Daily Mail, 37-vjeçari, i cili ka shkaktuar një bujë të madhe pasi mori pjesë në një intervistë me Piers Morgan, ‘në mënyrë efektive do të përjashtohet për shkelje të kontratës’.
Përveç prishjes së kontratës së tij, Ronaldo, i cili aktualisht fiton mbi 500 mijë funte në javë në Old Trafford, do të humbasë 16 milionë funte në pagë pasi Unitedi vendosi se ‘nuk kishte rrugë kthimi’ për sulmuesin me përvojë.
Raporti sugjeron gjithashtu se shokët e tij të skuadrës në United kanë ‘ndjenja të përziera’ ndaj lojtarit pas komenteve të tij dhe presin që ai të largohet.
Besohet se The Glazers, shefi ekzekutiv Richard Arnold, drejtori i futbollit John Murtough dhe menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag, vendosën që Ronaldo i ka “djegur urat” në Old Trafford.
Ideja e masave të mëtejshme disiplinore u hodh poshtë nga drejtuesit.
Sot (e premte), Manchester United lëshoi një deklaratë rreth situatës së Ronaldos.