Cristiano Ronaldo shënoi sërish për Al Nassr. Skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Al Khaleej në kampionat. Ronaldo, mori topin në hyrje të zonës në minutën e 26-të dhe la të gjithë të shtangur me këtë goditje.
Portugezi tashmë sa herë shënon thellon rekordet e tij. Në 48 ndeshjet e fundit të luajtura ka realizuar 44 gola. Por kjo nuk është një statistikë e veçantë.
Më së shumti të habit pjekuria që ai po arrin. Teksa duhen edhe pak muaj që të mbushë 39 vjec, ai ende luan dhe stërvitet fort duke treguar ambicie për të arritur edhe më shumë nga ana sportive.
Që kur mbushi 30 vjeç, Cristiano Ronaldo ka shënuar 400 gola. I fundit ishte pikërisht ku për Al-Nassr në Ligën Pro Saudite.
Ishte goli i 12-të i tij në ligë këtë sezon, që e vendos atë në krye të renditjes së shënuesve.
Me mënyrën si luan, si stërvitet dhe regjimin që mban, Ronaldo do të dalë në pension vetëm kur të mërzitet me futbollin.