Cristiano Ronaldo është kualifikuar me Al Nassrin në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Kjo pasi skuadra e tij mposhti Shabab Al-Ahlin Dubai, në një ndeshje thriller që prodhoi gjashtë gola.
Fillimisht në epërsi kaloi Al Nassri me anë të Taliscas në minutën 11’. Mysafirët e barazuan rezultatin shpejt me anë të Alghassanit, në minutën e 18’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, i njëjti lojtari realizoi edhe një herë tjetër për epërsinë e Shababit.
Por, Al Nassri u kthye në lojë tek në minutat e fundit të takimit. Fillimisht realizoi Alganham në minutën e 88’, për ta barazuar rezultatin.
Ndërsa golin e epërsisë e shënoi sërish Talisca, në minutën e 95’. Dy minuta më vonë Marcelo Brozoviqi vulosi fitoren e Al Nassrit për rezultatin final 4-2. /Klankosova.tv.