Pep: Ndaj Chelsea, sfidë e vështirë

Trajneri i City mendon se blutë kanë një ekip me cilësi, Pochettino premton lojë të fortë

Manchester City nuk do të ketë në dispozicion John Stones për sfidën në transfertë në Premier League kundër Chelsea.

Por trajneri Pep Guardiola deklaroi se dëmtimi i tij nuk ishte aq serioz sa ai kishte frikë në fillim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stones sapo ishte kthyer pasi humbi 11 nga 12 takimet e para të “Citysens”, por u zëvendësua në pjesën e parë gjatë fitores 3-0 ndaj Young Boys në Champions League.

Kampionët e City kanë 27 pikë pas 11 ndeshjesh në kampionat, ndërsa Chelsea gjendet në vendin e 10-të me 15 pikë, por vjen pas fitores së madhe 4-1 ndaj Tottenham.

“Doktori më tha që dëmtimi nuk është i rëndë. Por kur të jetë gati, do të luajë sërish! Chelsea ngelet një nga ekipet më të mira të Premier League. Shoh që në ndeshjet e fundit janë gjallëruar, kanë një shpirt të mirë, janë agresivë, kanë një model të mirë. Pra, cilësia është atje! Është një nga ndeshjet më të vështira që kemi gjatë sezonit. Por në të njëjtën kohë, ne shkojmë atje me optimizëm për atë që kemi parë dhe mënyrën se si ata po stërviten, disponimin e ekipit. Chelsea do të jetë aty për të luftuar për tituj, nuk ka dyshim për këtë”.

Blutë u shkaktuan humbjen e parë të sezonit në Premier League rivalëve të tyre londinezë “Spurs”.

Për teknikun e Chelsea, Mauricio Poçetino, City është ekipi më i mirë në vend.

“Ne duam të luftojmë kundër tyre. Ne tashmë e dimë se do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi që të konkurrojmë sa më mirë. Ajo që duam është të fitojmë tre pikët sepse ato janë të rëndësishme për ne”.

Nga 11 takime, Chelsea ka 4 fitore dhe 4 humbje.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share