Seanca e 4 Tetorit mund t’i jap zgjidhje gjyqit për 19.5 milion Euro
Beteja ligjore mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon. Portugezi nuk dëshiron të heqë dorë nga 19.5 milionë euro pagat e prapambetura në Torino dhe do përballet në gjykatë me drejtuesit bardhezi. Seanca e radhës është caktuar për me 4 Tetor, kur sulmuesi do të rikthehet për të sfiduar ish-klubin e tij larg fushës së lojës. Shifra në fjalë ka të bëjë me manovrën e dytë të pagave të kryer në periudhën 2020-2021 nga drejtuesit torinez. Në marrëveshjen e hartuar nga dy palët e përfshira, 38-vjeçari hoqi dorë nga një pjesë e pagës me kushtin për t’iu kthyer më vonë.
Veprim që nuk është kryer nga ana e klubit të Juventusit, Diçka të cilën do ta vërtetojnë gjyqtarët, të shtyrë ndoshta edhe nga dënimet që mori klubi në fillimin e këtij sezoni futbollistik. UEFA e përjashtoi për një sezon nga Kupat e Europës si dhe një gjobë për të shlyer prej 20 milionë eurosh. E gjithë kjo për shkak të manovrave të pagave të ‘Zonjës së Vjetër’ për të lehtësuar buxhetin e rënduar edhe nga pandemia e Covid-19.
Klan News