Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,14% në raport me vendimin e datës 21.9.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-95 ulet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,623 den/kg dhe tani do të jetë 49,768 den/kg.
Nga data 27.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 91,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,768 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,158 %, te nafta ka rritje për 0,928 %, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,834 % dhe te mazuti ulja është 2,998 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,762%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 27.9.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Shkupi sot në top 10 qytetet më të ndotura në botë
Pasi Shkupi u rendit dje i treti në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, mëngjesin e…
24.12.22 09:35
Përdhosja e flamurit kombëtar/ BDI kërkon dorëheqje nga krerët e MPB-së
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe…
30.11.24 14:27
Ademi: I japim afat 48 orë VLEN-it të del të na spjegon mekanizmin ligjor që thonë se do e sjellin
Përmes një konference të jashtëzakonshme sot Arbër Ademi nga BDI i bëri thirrje VLEN-it ku tha se ju…
09.10.24 20:24