RMV – Kosovë me dy vendkalime të përbashkëta kufitare

Bllacë – Hani i elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë

Qeveria në seancën e së martës ka shqyrtuar dhe ka miratuar Raportin për negociatat e zhvilluara midis Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për vendkalime të përbashkëta kufitare; Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë dhe ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes mes dy qeverive për vendosjen e këtyre dy vendkalimeve të përbashkëta, njofton KlanM.

Sic thonë nga Qeveria, qëllimi i Marrëveshjes është për të thjeshtuar dhe lehtësuar lëvizjen e njerëzve, automjeteve, hyrje – daljet e automjeteve transportuese dhe mallrave.

“Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republikën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!” – ka shkruar në Facebook, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sic percjell KlanM, duke njoftuar se është angazhuar Ministria e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme.

Ndryshe, si pjesë e konceptit Ballkani i Hapur, nga Qershori I vitit të kaluar, vendkalimi kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Tabanovcë – Preshevë, funksionon si pikë e përbashkët kufitare midis dy vendeve.

Gjithashtu edhe më Shqipërinë ekzistojnë pika të përbashkëta kufitare sipas konceptit të kontrollit të përbashkët kufitar. Bëhet fjalë për kontrolle me një ndalesë “One-stop shop” dhe procedura më të thjeshta që zbatohen në një vendkalim të përbashkët kufitar. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share