RMV-ja për herë të parë me presidente – Cilat janë kompetencat e presidentit të RMV-së?!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut prezanton shtetin. Është Komandant suprem i forcave të armatosura. Të drejtat dhe detyrat i kryen në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Mund të zgjidhet vetëm në dy mandate. Presidenti duhet t`i ketë së paku 40 vjet dhe në 15 vitet e fundit, së paku 10 të jetë shtetas i RMV-së.

Presidenti përcakton mandatin për përbërjen e Qeverisë, me dekret cakton dhe shkarkon ambasadorët, pranon letrat kredenciale të përfaqësuesve të huaj diplomatik, propozon dy gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, propozon dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor Republikan, emëron tre anëtarë të Këshillit për Siguri, propozon anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndëretnike, emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore e publike sipas Kushtetutës, ndanë mirënjohje dhe dekorata, konform ligjit fal të burgosurit dhe kryen funksione tjera sipas Kushtetutës.

Presidenti, së paku një herë në vit, i raporton Kuvendit për çështje të kompetencave të tij, kurse Parlamenti mund të kërkojë nga Presidenti mendim për çështje që I takojnë kompetencave presidenciale.

Presidenti është Kryetar i Këshillit për Siguri. Ky Këshill përbahet nga Presidenti, Kryeparlamentari, Kryeministri, Ministrat që udhëheqin me organet e administratës shtetërore në fushën e sigurisë, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe tre anëtarë që i emëron Presidenti.

Presidenti është përgjegjës për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë kryerjes së detyrës. Procedura për konstatimin e përgjegjësisë inicohet nga Kuvendi me shumicë prej 2/3. Për përgjegjësinë e Presidentit vendos Gjykata Kushtetuese me shumicë prej 2/3 të votave.

Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton përgjegjësi për Presidentin, sipas Kushtetutës i ndërpritet funksioni.

Presidenti nuk guxon të kryejë funksion tjetër publik, profesion ose funksione në parti politike. Presidenti gëzon imunitet, kurse për marrjen e imunitetit vendos Gjykata Kushtetuese me me shumicë prej 2/3 të votave./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share