RMV dhe Struga nikoqirë të forumit të Prespës për dialog

OSMANI: PFD BREND I NJOHUR NË RAJON DHE EVROPË

Maqedonia e Veriut dhe Struga, nga e enjtja deri të shtunën do të jenë nikoqirë të edicionit të ri të Forumit të Prespës, njofton KlanM.

Mbajtja e Forumit përputhet me 5-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën Maqedonia e Veriut siguroi vizën për anëtarësim në NATO.

Forumi i Prespës, sic percjell KlanM, pritet t`i transmetojë mesazhet për fazën e ardhshme të vendit drejt integrimit në BE. Faza e ardhshme janë ndryshimet kushtetuese.

Në Forumin e sivjetshëm të Prespës për Dialog, sic njofton KlanM, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq, Shqipërisë, Bajram Begaj. Janë konfirmuar edhe Kryeministrat e Malit të Zi dhe Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti, shumë ministra të rajonit dhe më gjerë, përfaqësues të lartë të OKB-së, OSBE-së, Sekretarë të Përgjithshëm si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Forumi i Prespës për Dialog, sic percjell KlanM, është platformë e krijuar para tre viteve nga Qeveria për t`u mundësuar vendeve, liderëve, organizatave dhe qytetarëve për ndërtimin e raporteve afatgjatë dhe përforcimin e partneriteteve.

Një nga vlerat e këtij Forumi për Dialog, është që përmes diskutimeve për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkimit të modaliteteve, të përshpejtohet procesi eurointegrues i rajonit. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share