RMV dhe Shqipëria mbyllin ”Screening”

NË FILLIM TË VITIT 2024 MUND TË NISIN NEGOCIATAT

Procesi teknik i quajtur ndryshe si procesi “screening” është faza e parë përgatitore para hapjes  se negociatave për anëtarësim në BE për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar nese është në perputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Tashmë  Shqipëria tani do të duhet që të përgatisë një udhërrëfyes ku të identifikohen reformat kryesore që ky shtet do të ndërmarrë sipas kapitujve 23 dhe 24 të sundimit të ligjit qe pritet te hapen të parat në negociata. Komisioni Evropian do t’i raportojë Këshillit Evropian në muajin nëntor mbi shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë për të nisur zyrtarisht negociatat. Te 27 shtetet anetare duhet të vendosin me unanimitet, në bazë të propozimit të Komisionit nëse ne fillim te vitit 2024 me Shqiperine do të nisin zyrtarisht negociatat për grup-kapitullin e pare.

Në kuader te procesit te rishikimit te legjislacionit me BE-në janë zhvilluar ne keto muaj mbi 40 takime në Komisionin Evropian ne Bruksel mes zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve të ekipit negociator te Shqipërisë..

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shqipëria do të negociojë duke nisur nga fillimi i vitit 2024 për 33 kapitujt e anetaresimit te ndare ne gjashte grupe. Shtetit te fundit te anetaresuar ne BE Kroacise iu deshen dhjete vite per te perfunduar negociatat per të gjithë kapitujt e legjislacionit europian. Në Mal të Zi dhe ne Serbi ky proces po merr më shumë kohë. Serbia ka nisur negociatat me Bashkimin Europian në vitin 2014 dhe ne nente vite ka hapur negociatat per 22 kapituj. Mali i Zi i ka nisur negociatat me BE-në në vitin 2012 dhe ne 11 vite ka hapur per diskutim 33 kapitujt e anetaresimit.

Ndërkohë, sa i përket Maqedonisë së Veriut, pritjet janë që procesi i skriningut të përfundojë deri në muajin nëntor. Vendi ka përfunduar përfundimin e klasterëve për  “Vlerat Themelore”, “Tregun e brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, ndërsa duhet të prezantojë edhe klasterët për Agjendën e gjelbër, Bujqësinë dhe Politikë të jashtme.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq tha ditë më parë se po punohet në aktivitetet përgatitore për fillim të udhërrëfyesve. Ai pret që, gjatë muajit korrik të marrin raport për klasterin e parë. Sipas informatave që ka Mariçiqi, Komisioni Evropian është në fazë të konsultimeve të brendshme, në lidhje me raportin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për klasterin e të drejtave themelore. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share