RMV destinacion turistik – për katër muaj mbi 500.000 vizitorë!

Të rinjtë zbulojnë vendet e bukura të vendit në rrjetin social tiktok

Dy vizitore nga Polonia, në rrjetin social TikTok kishin kërkuar video me vendet më të bukura për t`u vizituar.

E në destinacionet e sugjeruara është shfaqur një video me vendet më të bukura të Maqedonisë së Veriut, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo ka bërë që të ndalojnë në Kanjonin e Matkës dhe të shijojnë bukurinë që ofron ky destinacion.

“Kemi shkuar më parë në Ohër, në Dubrovnik në Kroaci, në Podgoricë kështu që jemi në një udhëtim tani. Kontrollova në internet, në tiktok dhe është vërtet e bukur, ne jemi nga Polonia”, thotë një vizitor nga Polonia.

E përveç këtyre turistëve, vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti, sic njofton KlanM, vendin tonë e kanë vizituar 133,097 turistë të huaj dhe janë realizuar mbi 245,734 akomodime.

E nga Selaniku Lara sapo kishte ndaluar që t`i vizitojë vendet turistike që vendi ynë ofron.

“Ne sapo erdhëm dhe është ndalesa jonë e parë dhe nuk kemi parë shumë por deri tani duket shumë mirë, Ne ishim në Selanik dje dhe u kënaqem atje dhe shpresojmë të kënaqemi edhe këtu”, thotë vizitori nga Turqia.

E nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, sic njofton KlanM,  bëjnë të ditur se në këtë katërmujor vizitorët e huaj kryesisht vijnë nga Portugalia, Rumania, Sllovenia, Turqia, Holanda dhe Serbia.

Ndryshe gjatë vitit 2022, vendin tonë e kanë vizituar mbi 537,436 turistë të huaj dhe janë realizuar mbi  1,144,763 bujtje të turistëve të huaj./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share