RMV: 619 raste të reja dhe katër viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 619 raste të reja Covid-19, nga 1.253 testime të bëra. Janë regjistruar 803 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit si pasojë e regjistrit “Termini im” janë regjistruar katër viktima që kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, të regjistruar në periudhën 30.07 – 03.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 334.562, numri i të shëruarve është 321.243, numri i të vdekurve është 9.414 dhe numri i rasteve aktive është 3.905.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share