RMV: 53 raste të reja, asnjë i vdekur nga KOVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 657 teste dhe janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19:

Shkup – 39, Manastir – 4, Prilep – 3, Kumanovë dhe Veles – nga 2, Tetovë , Shtip dhe Negotinë – nga 1

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (53), janë regjistruar 16 riinfeksione.

Janë regjistruar 36 pacientë të shëruar nga:

Shkup – 25, Kumanovë – 4, Prilep – 2, Manastir, Veles, Strumicë, Sveti Nikollë dhe Kratovë – nga 1

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.515, numri i të shëruarve është 333.647, numri i atyre që humbën jetën 9.551 dhe numri i rasteve aktive është 317.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share