RMV: 30 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës, 23 dërgohen për kontroll teknik

Sot (17.10.2022) në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 30 shkelje. Prej tyre 23 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, pesë mjete që kryejnë transport publik janë përjashtuar nga qarkullimi, përcjellë Klan M.

Katër sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre masa për automjete me defekte teknike.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share