Rivotimi në Llërcë të Zhelinës/ Qytetarët presin ditë më të mira – shqetësuese largimi i të rinjve!

Llërca e Komunës së Zhelinës, bashkë me 6 vendvotime tjera në vend, do të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit në vend, për shkak të rivotimit dhe mundësisë që rezultati të ndikojë në renditjen e forcave në Kuvend.

Ajo që binte në sy ishte prania e shtuar e forcave policore, sic thonë, për të garantuar process të qetë zgjedhor.

“Në vendvotimin me numër 2101 në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës ka filluar rivotimi për zgjedhjet parlamentare në njësinë zgjedhore gjashtë. Nga komisioni komunal zgjedhor në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi gjegjësishtë në orën 07:00”.

Nga Komisioni zgjedhor në vendvotimin 2101 thonë se procesi ka nisur me kohë.

“Deri më tani ka afër 200 votues, përndryshe ky vendvotim është 993 votues është numri total i votuesve. Jo problem teknik nuk ka pas aparati punon në rregullë eventualisht ka ndonjë që nuk e kapë gishtin por me dokument me skening të dokumentit është bërë. Këtu kemi përafërsisht 9 persona që nuk i ka kapur gishti, por me skening të dokumentit është bërë”, tha Talat Beqiri.

Banorët e Llërcës presin ditë më të mira. Thonë se fshatit I mungon gjithcka, por fillimisht I presin rezultatet.

“Po. Pa i pa rezultatet nuk presim asgjë duhet të shohim rezultatet atëherë të flasim për arritjet e ardhshme. Në fshatin tonë mungon gjithçka.

Një shqetësim tjetër që përmendet vazhdimisht është edhe ikja masive e të rinjve drejt vendeve të perëndimit.

Rinia fatkeqësish masovikisht largohet papunësia dhe joarsimimi sidomos rinia anashkalohet në këtë drejtim unë i kam 80 vjet po ardhmëria e rinisë duhet të përqëndrohet në vendin ku lindën ku jeton adaptimi shkollor të ritet niveli jo të ulët ne momentalisht e kemi keq sepse këtu i shehë vetëm 50 vjet e përpejtë. E kuptoj se arsimi është numër, një shkollimi është shkollim duhet që të rinjët t i adaptojm të rijnë në vendlindje”.

Qytetarët thonë se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit dhe presin që I gjithë procesi të jetë korrekt dhe demokratik, por duket se nuk besojnë se zgjedhjet mund ta përmirësojnë nivelin e jetës së tyre.

“Sapo e shfrytëzova të drejtën time për të votur, vota është niveli më i lartë i demokracisë, ne si fshat apo si banorë të fshatit Llërcë kemi qenë çdo herë të përgaditur për këtë nivel votimi dhe shkon gjithçka në rregull dhe ka një qetësi të madhe për të shpehur të drejtën për të votuar”.

“Po e shfrytëzuam, si gjithmonë ska ndryshim”.

“Votuam, ne mendojmë gjithmonë se do të jetë më mirë duhet me punë jo me “ymyt”, me “ymyt” nuk jetohet me punë ajo është. Me “ymyt” prit sot prit nesër po ndërojë qeveria nuk është duke u bë më më mirë. Vetëm dasht Zotin bëhet diçka më mirë”.

“Po me gjithë vullnetin e lirë, mendojmë ndryshime të mira si çdo herë. Çdo herë mendojmë kah e mira. Pikë së pari dihet drejtësi si të dihet drejtësia të gjitha bëhen atë e meritojmë”.

Ndryshe, në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës janë të regjistruar 992 votues. Nga rezultati do të varet nëse do të ketë ndryshime në renditjen e forcave politike në Kuvend./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share