MPB kërkon ndihmë në identifikimin e sulmuesve nga incidentet para Kuvendit

Ministria e Brendshme bën thirrje deri te qytetarët, nëse dikush njeh ndonjë nga banditë, siç janë personat e videove, të cilët më datë 04.07.2022 hodhën sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe godinës së Kuvendit, gjatë së cilës katër punonjës policie mbetën të lënduar, mund ta lajmërojnë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor përcjell KlanM.

Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve.

Ministria apelon deri te qytetarët që të mos lejojnë të futen në skenarët dhe incidentet e dhunshme të askujt, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë. Çdo dialog duhet të zhvillohet në institucionet e sistemit, dhe policia maqedonase mbetet garantuese e sigurisë së atyre institucioneve, të shtetit dhe qytetarëve të tij./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share