Fronti Europian në KSHZ parashtroi ankesë në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimi 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës.
KSHZ është e obliguar që në afat prej 72 orëve të marr vendim në lidhje me ankesën.
Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.
Pas rivotimit në qendrën e votimit 2101 në Llërcë të Zhelinës, koalicioni “Fronti Europian” ka humbur një deputet, ndërsa koalicioni “VLEN” ka fituar një deputet.
Ndryshe, në KSHZ ka arritur vetëm kjo ankesë, kurse pas vendimit përfundimtar të rezultateve, pritet të formohet edhe Qeveria e re.