Rivali i Erdoganit premton paqe dhe demokraci

Kemal Kilicdaroglu është kundërkandidat i Recep Tayip Erdogan në garën për president.

Ai është i mbështetur nga aleanca gjashtëpartiake opozitare, derisa thotë që nëse fiton do të sjellë liri dhe demokraci në Turqi.

“Të rinjtë duan demokraci”, ka thënë ai për BBC. “Ata nuk duan që policia t’ju vjen tek porta herët me mëngjes, vetëm pse ata kanë shkruar në Twitter”,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kilicdaroglu është rivali kryesoi i “kreut islamik” për zgjedhjet e 14 majit dhe ka një epërsi të ngushtë sipas sondazheve. Gara e fortë pritet që të shkojnë në raundin e dytë të votimeve, javë më pas, transmeton KlanKosova.tv.

“Po ju them të rinjve se ata mund të kritikojnë lirshëm. I siguroj se ata e kanë këtë të drejtë”, ka thënë 74-vjeçari, i cili i prinë Partisë Popullore Republikane.

Aktualisht në Turqi ata që kritikojnë presidentin mund të burgosen. Shumë prej tyre janë burgosur deri më tash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share