Rita Ora rrëmben sërish gjithë vëmendjen mes shumë yjeve të botës së muzikës. Këtë herë e bëri në netët e festivalit të përvitshëm “Jingle Bell Ball” në stadiumin e madh O2 Arena të Londrës.
33-vjeçarja u shfaq me një veshje transparente, me fije të vogla shkëlyese në përgjatë gjithë trupit të saj dhe që ekspozonte linjat perfekte të këngëtaresh shqiptare me famë botërore.
Lookun e saj mahnitës e shfaqi përpara nisjes së festivalit që u zhvillua përgjatë dy netëve të fundjavës në Londër, që ishte mbushur përplot me fansa, edhe përtej kapacitetit prej 20 mijë ulësesh.
Ylli i muzikës Pop performoi edhe hitin e famshëm Relight my Fire së bashku me grupin Take That.
Tv Klan