Performancë live e këngës “Mos u mendo dy herë”
“Don’t think twice” është hiti më i ri i Rita Orës. Këngën më të re e promovoi në një mënyrë ndryshe nga të tjerat, përmes një performancë live në emisionin e famshëm “The One Show” në televizionin publik britanik BBC.
Shqiptarja që ka arritur majat e muzikës Pop u shfaq në performancë me një veshje magjepsëse dhe plot stil, me një xhaketë të gjatë të zezë dhe me çizme të gjata.
Kënga u publikua për herë të parë të Premten në Youtube. Në këngën e re, pjesë e albumit “You & I” që publikohet më 14 Korrik, 32-vjeçarja shprehet se nuk ishte ndjerë kurrë më e gjallë se kur bashkëshorti i saj Tajka Uaititi e kishte parë të zhveshur për herë të parë.
Tv Klan