Rita Ora ndan detaje rreth martesës me Taika Waititi, a ishin prezentë familja e saj?

Rita Ora dhe Taika Waititi kanë konfirmuar se në fillim të këtij viti kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Tani, Rita po ndan detaje nga kjo ditë e veçantë, transmeton Indeksonline.

32 vjeçarja tha se martesa ndodhi shpejtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sinqerisht, nuk kishte ndonjë përgatitje. Ishte më shumë si, “ Unë dua të martohem me ty. Eja ta bëjmë martesën”, tha Rita për Glamour UK.

“Në martesën tonë kishte të ftuar ekskluziv. Fëmijët e Taika (ka dy vajza nga martesa e mëparshme) ishin atje dhe unë doja që ato të ishin pjesë e kësaj ceremonie. Prezente ishte edhe motra ime dhe kjo gjë ishte e mahnitshme për mua. Ishte thjeshtë një ëndërr. Prindërit e mi ishin pjesë virtualisht përmes ‘Zoom’”, shtoi ajo./Indeksonline/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share