Rita Ora dhe Taika Waititi kanë konfirmuar se në fillim të këtij viti kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.
32 vjeçarja tha se martesa ndodhi shpejtë.
“Sinqerisht, nuk kishte ndonjë përgatitje. Ishte më shumë si, “ Unë dua të martohem me ty. Eja ta bëjmë martesën”, tha Rita për Glamour UK.
“Në martesën tonë kishte të ftuar ekskluziv. Fëmijët e Taika (ka dy vajza nga martesa e mëparshme) ishin atje dhe unë doja që ato të ishin pjesë e kësaj ceremonie. Prezente ishte edhe motra ime dhe kjo gjë ishte e mahnitshme për mua. Ishte thjeshtë një ëndërr. Prindërit e mi ishin pjesë virtualisht përmes ‘Zoom’”, shtoi ajo./Indeksonline/