Rita Ora dhe Taika Waititi pozojnë për revistën “Vogue”

Çifti zbulojnë për revistën e njohur detaje nga romanca e tyre

Artistja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi kanë zbukuruar numrin e rradhës së revistës së njohur “Vogue”.

“Çështja e marrëdhënieve në çift ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara, por edhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin”-është shprehur Rita.

Ndër të tjera regjisori Taika u shpreh se se ndihej i relaksuar dhe i qetë sa herë që ishte pranë Ritës. Teksa nuk mungojnë momentet gazmore mes njëri-tjetrit ai shprehet se të dy dinë të jenë serioz atëherë kur duhet.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur zbuloi se për albumin e saj të ri “You & I” është frymëzuar nga partneri i saj.

Unë e dua dashurinë. Gjithmonë jam frymëzuar nga dashuria”, ka përfunduar artistja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share