Rishi Sunak merr detyrën e Kryeministrit

“Sfida kryesore, menaxhimi i krizës energjetike”

Rishi Sunak është tashmë zyrtarisht Kryeministër i Britanisë së Madhe. Këtë të martë, ai u bë i pari Kryeministër që mori mandatin nga Mbreti Charles III, që u kurorëzua muajin e kaluar.

Mediat britanike shkruajnë se brenda ditës ai mund të ketë gati qeverinë e re, ku pritet të përfshihen edhe ish-ministra të dy qeverive pararendëse të Xhonsonit dhe Trasit. Ndër ta përmendet Xheremi Hant si ministër Financash, ish-Sekretari për shëndetësinë Said Xhavid, ish-ministri i Mbrojtjes Ben Uolllas etj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sunak bëhet kështu Kryeminisri i 57-të në historinë e Britanisë së Madhe, por ai do të mbahet mend si i pari indian dhe pjesëtar i komuniteteve të tjera etnike në krye të qeverisë vendase. 42-vjeçari është Kryeministri më i ri i periudhës moderne, madje më i riu në gati 2 shekuj që pas Robert Xhenkinsonit.

Sfida e tij kryesore është menaxhimi i krizës më të rëndë energjetike që pas Luftës së Dytë Botëore, ashtu si dy pararendësit e tij. Pritshmëritë për të janë të larta, pasi Sunak konsiderohet si një prej financierëve më të mirë në vend.

Ai ka studiuar në universitetet më në zë vendase dhe të huaja, ndër të cilat në Oksford dhe në Stenford të Kalifornisë, ku u njoh me bashkëshorten e tij Akshata Mërti, e bija e miliarderit indian Nagavara Murti. Pasuria e çiftit prej 850 milionë Eurosh, kapërcen me 160 milionë Euro më shumë atë të Mbretit Charles III.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share