Rikujton BE-ja: Mos i nxirrni negociatat në publik

Kundërshtimin për atë që e quajti anshmëri të emisarit, Miroslav Lajçak, në adresimin rreth një orësh, e shprehi me detaje nga bisedimet e 14 shtatorit.

Për informacionet që dolën nga katër muret e dhomës dialoguese, s’iu bë hiç qejfi kryendërmjetësit të këtij takimi.

Andaj, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, shkroi letrën për diskutimet e së enjtes, kërkoi nga palët të respektojnë konfidencialitetin e dialogut, gjë që më pas u potencua edhe në konferencën e zëdhënësit të unionit.

Pos asaj që kishte për të thënë rreth takimit, të enjten pala kosovare u shpërndau gazetarëve  propozimin e saj dhe dokumentin serb, që Kurti e quajti kushtëzim, njofton Klan Kosova.

Ndryshe nga kjo herë, pas takimit të 18 gushtit të vitit të kaluar, e zëshme me atë që u fol brenda, ishte veç pala serbe. Prishtina akuzoi Beogradin se prishi marrëveshjen për të mos folur.

Por, në diskutime të tilla, ruajtja e konfidencialitetit, konsiderohet si rregull i pashkruar, të cilin palët e respektojnë pa dakordim paraprak.

Bekim Çollaku, që ishte i kyqur në procesin dialogues, kujton se si atëherë respektohej ky parim.

Një rregull i tillë, ai thotë se ruan procesin dhe palët në dialog.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share