Rikthimi i fuqishëm i Tunës dhe Cozman: Sillemi poshtë e lart, por prapë bashkë

Tuna dhe Cozman rikthehen sërish bashkë për një bashkëpunim muzikor. Projekti i tyre, i titulluar “I huj”, vjen 8 vjet pas ndarjes së bujshme të një prej çifteve më të diskutuara asokohe të showbiz-it.

Bashkëpunimi, i cili do të publikohet të premten në orën 17:00 ka tërhequr vëmendjen e admiruesve të dyshes. Në postimet ku kanë treguar pak nga përmbajtja e këngës, Tuna shkruan “Për mua nuk je kurrë i huaj” dhe më pas ka etiketuar Cozman.

Në një tjetër foto ajo ka pyetur ndjekësit nëse janë të entuziazmuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen e mori komenti i reperit. “Sillem poshtë nalt, poshtë nalt prapë bashkë”,  shkroi ai, një frazë e një tjetër bashkëpunimi me Tunën i cili u bë hit, “Fenix”.

Nuk dihet nëse ky rikthim i tyre së bashku në muzikë shënon edhe një ribashkim në jetën private. Ky është bashkëpunimi i tyre i tretë në muzikë pas “Fenix” dhe “Holla”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share