Rikthehet normaliteti në Moskë pas rebelimit të Wagner

Prigozhin do të strehohet në Bjellorusi

Pas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenko që çoi në tërheqjen e mercenarëve famëkeq të Wagner nga qyteti Rostov, Moska këtë të dielë, u zgjua më e qetë. Policia ushtarake nuk u pa në rrugët kryesore dhe në stacionet e metrosë pranë Sheshit të Kuq, ndërsa nuk kishte masa as për kontrollin e trafikut. Në Aeroportin Ndërkombëtar, fluturimet vazhduan normalisht.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur edhe marrëveshjen e arritur të shtunën, sipas së cilës kreu i forcave Wagner dhe ushtarët e tij do të shmangin ndjekjen penale, ndërsa Prigozhin do të qëndrojë në Bjellorusi.

Trupat Vagner morën kontrollin e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë në Rostov të shtunën në mëngjes dhe filluan të përparojnë drejt Moskës në një lëvizje që Presidenti Vladimir Putin e përshkroi si një akt tradhtie.

Agjencitë amerikane të spiunazhit kishin marrë paralajmërime për kryengritje të planifikuar ditë më parë. Kryengritja e rrufeshme e Wagner-it dukej se u zhvillua kundrejt një reagimi të dobët nga ana e Forcave të Armatosura të Rusisë, duke ngritur pikëpyetje rreth mbajtjes së pushtetit të Putinit në vendin e armatosur me armë bërthamore.

Më herët, Prigozhin deklaroi se hyrja e forcave të tij në qytetin jugor kishte për qëllim të largonte komandantët e korruptuar dhe të paaftë rusë. Në një fjalim televiziv, Putin u shpreh se rebelimi e vuri në rrezik ekzistencën e Rusisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share