Rikthehet i nxehti Afrikan/ Vendi ka mbetur vetëm me një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Tractor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim  me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor.

“Do thoja se është  e palejueshme që  të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensisteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”
– tha Angelov, drejtor i QMK-së.

Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar.

“Andaj, vlerësoj se këta persona m,eritojnë rroga më të larta. Kjo shumë parash nuk na ndikon neve si shtet, sepse bëhet fjalë vetëm për disa pilotë, gjithsej tre. Edhe ne si QMK, i bëmë kërkesë Qeverisë që t’i mundësohet Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të angazhojë pilotët e pensionuar. Me shumë gjasa kjo pikë do të shqyrtohet sot në Qeveri” – tha Angelov.

Drejtori i Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej  prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundesohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share