Revizioni Shtetëror kyçet në hetimet për rastin “Onkologjia”!

Acevski për REL: Spitalet në Shkup dhe Manastir kanë bërë parregullsi të ngajshme gjatë dhënies së terapisë

Pacientët në Onkologji nuk kanë marrë terapi sipas protokolleve ndërsa është blerë apparat te cilin fare nuk e kanë përdorur për shkak mungesës së stafit, ka konstatuar Enti Shtetëror për Revizion. Kryerevizori Maksim Acevski një intervistë për Radio Europa e Lirë thotë që janë detektuar parregullsi të ngajshme me Spitalin e Përgjithshëm në Manastir dhe rasti me Klinikën e Onkologjinë në Shkup.

“Ajo që është identike për të dyja klinikat është se të dyja kanë një aparat të përshtatshëm të quajtur përshpejtues, i cili është i destinuar për trajtimin e pacientëve onkologjikë. Por fatkeqësisht për shkak të kushteve të pa krijuara është dhënë një sasi më e madhe e mjeteve, por deri në ditën e auditimit pajisjet nuk janë vënë në funksion. Është një nga situatat e trishta ku shteti ndan fonde për blerjen e pajisjeve mjekësore, por në mungesë të personelit të kualifikuar nuk ofrohen shërbimet e nevojshme”, tha Maksim Acevski nga Enti Shtetëror për Revizion.

Problemi tjetër qëndron në dhënien e terapisë ku ka mospërputhje në mënyrën e dispenzimit dhe mënyrën e prokurimit, thotë Acevski.

“Sipas përllogaritjeve, terapia që është prokuruar është në vlerë prej 6 milionë euro dhe shihet se është regjistruar në fund të vitit. Gjëja negative e punës së klinikës është se ka një numër të madh detyrimesh që janë marrë përtej buxhetit të planifikuar për funksionimin e saj”, u shpreh Acevski.

Ndryshe në vitin e kaluar 22 raporte kanë përfunduar në prokurori. Bashkëpunimi i tyre me prokurorinë është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara dhe marrin pjesë aktive në hetime. Kryerevizori i shtetit Acevski beson se nuk është e rëndësishme nëse ka presione nga qendra të caktuara të pushtetit, e rëndësishme është se sa do t’i bëjnë ballë ndikimeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share